Skip to main content

(Jo vetëm) Vajzave



Jeta lulëzon, zbukurohet e merr kuptim prej vajzave e grave. Këtë e kuptoj cdo ditë si shëmbull i gjallë në familjen, ku pata fatin e mirë të lindesha.

Duke u rritur në një shtëpi djemsh me përkujdesjen më delikate, dashurinë e pakufijtë, me shëmbuj për të më mësuar vlerat e pavarësisë, buzëqeshjes e lirisë së zgjedhjeve mund të them se në 8 Mars nuk duhet folur vetëm për dhunë e vuajtje.

Duke jetuar cdo ditë në një familje të harmonizuar, ku gjithcka vendoset në funksion të dashurisë, respektit, vlerave të lirisë dhe edukimit, prindërit e mi kanë afirmuar cdo ditë të jetes sime, vlerat e të qënit vajzë. Ata nuk janë ndalur së konfirmuari se një vajzë është një bekim i jashtëzakonshëm e kjo mrekulli e Zotit duhet trajtuar me butësi e ëmbëlsi, për t'u rritur e fortë dhe e shëndetshme.

Gjithcka kam mësuar nga të shtrenjtët e mi është se për të rritur vajza të forta nuk është nevoja të përdoret asnjë grimcë ashpërsi; për të rritur vajza të pavarura  nuk duhet ushqyer arrogancë. Mbill dashuri e do korrësh dashuri.
Për të qënë të zonja, të arrira, të respektuara, të dashura e të bukura duhet vetëm dëshira e pakufijtë për arsimimin, për të zgjeruar horizontet e për të mos konsideruar asnjë pengesë si pamundësi për të realizuar ëndrrat.
Vajzat duke investuar në një shpirt të pastër e të sinqertë e një mendje të ndritur e të lirë, gjithë jeta e tyre do jetë e mbushur me dashuri, zgjedhje inteligjente e mirësi.

Ndaj në festa e në ditë të zakonta, mos harro se dhurata më e çmuar është dija!
Përditshmëria e një vajze e gruaje duhet të jetë një festë e pandalshme, ashtu siç është ujvara e bekimeve që lindin bashkë me të.

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *