Skip to main content

Personazhet, të cilët lanë gjurmë në mendësinë time



Gjatë leximit, përveç përvetësimit të njohurive të reja, pasurimit të fjalorit, mishërimit të dijeve, zhvillimit të imagjinatës, kalitjes së durimit dhe ndërtimit të vyrtytit të empatisë, mes lexuesit dhe personazheve krijohet një marrëdhënie imagjinare, thuajse e pashpjegueshme, e cila mundet të ndryshojë përgjithnjë jetën. Personazhet e librave jo gjithnjë janë të veçantë apo të aftë të ndikojnë tërësisht botëkuptimin e lexuesit, por në mesin e tyre mund të gjesh nga ata që të kanë frymëzuar duke u shndërruar në të paharrueshëm, në modele për t’u ndjekur dhe miq me mësime të vyera. Më poshtë, do të gjeni pesë personazhet, të cilët kanë ndikuar thellësisht tek unë, në çaste të ndryshme jetësore.

1.Hamleti

Hamleti është një nga personazhet më enigmatike të Shekspirit, i cili mençurinë, filozofinë dhe mprehtësinë e tij e fsheh mes rrethanave. Gjithnjë e kam admiruar për guximin, luftën e hapur me të gjithë për të vënë në vend të vërtetën e babait të tij; vetëflijimin për arritjen e qëllimit të tij madhor; konceptin e tij mbi dashurinë dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme për Mbretërinë e tij.Kur e kam lexuar për herë të parë Hamletin, në një moshe fare të re, pothuajse e kam patur të vështirë të kuptoj të gjitha prapaskenat e mendimeve të tij të pazakonta, por me bindje mund të them se nga Hamleti kam mësuar peshën e heshtjes me qëllim vënien e drejtësisë në vend e njëkohësisht kam kuptuar se ruajtja e qetësisë me hileqarët, herët apo vonë do të japi titullin e fitimtarit.

2. Uilliam Stivens

Një nga librat e mi të parapëlqyer prej vitit të shkuar ka qënë ‘’Dita e mbetur’’ shkruar nga Nobelisti Kazuo Ishiguro. Në këtë libër gjeta paqen, mirësinë dhe motivimin për të cilin kisha aq shumë nevojë. Gjatë leximit, personazhi kryesor Zoti Stivens, i cili luante rolin e narratorit në rrëfim dhe shërbente një jetë të tërë në Darlington Hall ishte shëmbulli i njeriut të besuar, dinjitoz dhe me integritet të lartë, i cili për hir të besnikërisë dhe elegancës së tij në marrëdheniet me njerëzit është i gatshëm të sakrifikojë marrëdhëniet e tij vetjake. Stivens më ka mësuar mbi mirënjohjen, sakrifikimin e dashurisë për të respektuar vendimet e të tjerëve, përulësinë, e cila e bëntë njeri të nderuar dhe të qënit gjithnjë falenderues.

3.Kozeta

‘’Të mjerët’’ konsiderohet vepra më kuptimplotë dhe përfaqësuese shkruar nga Viktor Hygo. Ndër atë galeri të pasur personazh, e parapëlqyera ime ka qënë gjithnjë Kozeta. Kozeta, një vajzë e vogël, jetime dhe pa përkrahje e cila endej rrugëve të Parisit preku ndjeshmërinë time, qysh kur unë isha rreth 8 vjeç. Që prej asaj kohe, Kozeta përfaqëson për mua fëmijën e rritur në një mënyrë a një tjetër, që nuk ndjeu kurrë dashuri prindërore të vërtetë e që jeta e endte mes mijëra peripecish.

4. Edmond Dantes

Edmond Dantes njohur ndryshe si Konti i Monte Kristos është një nga personazhet më të dashura të letërsisë botërore. Dante përfaqëson njeriun e ndershëm, të mençur dhe zemërmirë, i cili shndërrohet tërësisht pas dënimit  mbi akuzat e një krimi. Rikthimi i tij, me gjitë hakëmarrjen dhe ashpërsinë, shpërblen këdo që e ndihmoi duke dhënë kështu shëmbullin e transformimit njërëzor, por duke ruajtur zemrën e mirë.

5.Princi i vogël

Princi i vogël, përveçse një nga personazhet më të dashur për mua, gjithashtu e konsideroj si një nga personazhet më edukativ. Imagjinata e tij e larmishme, rrëfimet e bukura të mbushura me mesazhe dashurie dhe paqe, përpjekjet për të mbajtur gjallë fëmijën brenda të gjithëve dhe pafajësia e tij, e cila ndërvepron në çdo situatë, duke e kthyer sa komike aq edhe të adhurueshme, më bën të mundohem të gjej mënyra sesi të rikthehem edhe një herë fëmijë. Mbase kjo është e pamundur, por sa herë i rikthehem rileximit të këtij libri ndihem njeri më i mirë dhe gjithnjë e më e sinqertë siç Princi është.

Në përfundim mund të them së për të paraqitur këtë listë të shkurtër me personazhet e mi më të dashur ishte një punë e vështirë. Me siguri kam lënë pa përmendur shumë personazhe të tjerë të mrekullueshëm, të cilët kanë ndikuar botëkuptimin tim. Mezi pres të lexoj mbi personazhet tuaj të dashur, të cilët kanë lënë gjurmë në jetët tuaja. Shkruamëni!

Rilexohemi së shpejti,

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

Naim Frashëri dhe rilindja në letërsinë shqipe

Naim Frasheri është një nga rilindasit më të vecantë të letrave shqipe. Në përmbledhjen poetike ‘’Lulet e verës’’ ai vjen më i plotë si autor dhe prek në të tema të larmishme. Titulli ‘’Lulet e verës’’ ka kuptimin e pranverës, pra prurjen e dickaje të re dhe të gëzueshme, sic ishte liria. Motivet kryesore në veprën e tij janë patriotizmi e atdhedashuria , filozofia dhe dashuria . Së pari, motivi atdhetar lidhet ngushtë edhe me përpjekjet e tij dhe të vëllezërve për hapjen e shkollave shqipe, ringritjen e krenarisë kombëtare, evokimin e figurës së lavdishme të Skëndërbeut, si për t’i kujtuar të gjithëve trimërinë dhe aftësitë e shqiptarëve. Gjithashtu, Naimi ngul këmbë tek rëndësia    e përcjelljes së gjuhës shqipe. Poezi të cilat prekin këto tematika janë: ‘’ "Gjuha jonë", "Tradhëtorët", ‘’Korca’’ etj. Së dyti, motivi filozofik i shtroi rrugën në letërsinë shqipe poezive medituese. Në këto poezi lexojmë përshtjellimet e autorit, dilemat e tij për

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *