Skip to main content

Jamarbër Hoxha, lexuesi i vitit dhe frymëzuesi i të gjithëve

Panairi i Librit mbajtur deri fundjavën e shkuar ishte ndër më të veçantët në traditën e tij më shumë se dy dekadëshe. Jo vetëm prej zhvillimit të tij virtualisht; prezencës së gjerë në mediat sociale dhe promovimeve të pazakonta të librave, por edhe prej ndarjes së çmimeve. Siç të gjithë fanatikët e ndjekësit e tij besnik e dinë, panairi është tempulli i shkrimtarëve, përkthyesve, njerëzve të letrave, por edhe vetë lexuesëve e pikërisht këta të fundit u shpërblyen ndryshe në këtë edicion. 

Për herë të parë, juria vendosi të vlerësonte me çmimin e lexuesit më të mirë, krahës librit më të mirë, përkthimit më të mirë etj. Pikërisht djaloshi që u nderua me këtë titull është Jamarbër Hoxha, një fëmijë gjenial, inteligjent, kreativ, me mendje e shpirt të bukur dhe një leximtar i apasionuar. Me Jamarbërin jam njohur virtualisht që në daljet e tij të para televizive, teksa fliste me krenari për aftësitë e tij të veçanta e të bentë të admiroje elokuencën, edukimin serioz, vetëbesimin e tij e mbi të gjitha mendjen që krijon vetëm mrekulli. 

Në këtë artikull dua të rendis mësimet që edhe vetë të rriturit mund të “grabisin” nga urtësia e çiltërsia e Lexuesit të Vitit, Jamarbërit për të qënë lexues e njerëz më të mirë.


  1. Jamarbër lexon çdo ditë.

Ky është zakoni më frytëdhënës për këdo që do të pasurohet në dije edhe të ndërtojë empatinë e inteligjencën emocionale. Zakonin e të lexuarit përditë Jamarbri e veçon si aktivitetin e tij të parapëlqyer duke mos i lënë kohë vetës të angazhohet me lojra elektronike apo të përqëndrohet në programe televizive. Gjithçka i duhet ai e gjen te librat dhe kjo marrëdhenie e veçantë me ta që në muajt e parë të jetës ka ndikuar që Jamarbër të jetë fëmija magjik që njohim e admirojmë sot. 

Teksa dëgjon strukturimin e mendimeve të Jamarbërit e kupton lehtësisht se ai është një lexues sistematik dhe ushqehet me botën e librit çdo ditë. Artikulimi i pastër, fjalori i zgjedhur me kujdes, mospërsëritja e fjalëve, qartësia e mendimit, fjalëformi i krijuar nga vetë ai dhe autorët e mirënjohur të cilët zgjedh tregojnë për një djalosh enciklopedik prej të cilit mund të mësosh shumë. 


  1. Jamarbër frekuenton bibliotekat e qytetit.

Cila ka qënë vizita juaj e fundit në bibliotekë? Nëse nuk e kujtoni, më lejoni t’ju prezantoj me frekuentuesin më besnik të saj, Jamarbërin. Biblioteka është vendi që do zgjidhte mes dhjetra mundësish të tjera dhe kjo është një nga veprat më frymëzuese që ky djalosh kryen. Dashuria e tij për leximin plotësohet vetëm ne shtëpinë e vërtetë të librit e kjo tregon për një fëmijë që shfrytëzon çdo formë e mundësi për të mbushur kërshërinë e tij të paanë, dashurinë për librin dhe oreksin e tij për të rrëmbyer çdo libër që i ngjall interes. 

Edhe mos mendoni se doçkat e tij drejtohen për tek librat e fëmijëve. Ai është një vocërrak në trup, por jo në mendje, dituri e argumenta. Jamarbër lexon Shekspirin, Ibsenin, Kadarenë, Agollin, Podrimjen dhe mbi supe mban ende 9 vite jetë.


  1. Jamarbëri ka përqafuar autodidaktinë.

Teksa mësova që ky djalosh flet katër gjuhë të huaja dhe secilën prej tyre e mëson në mënyrë autodidakte, aty vendosa të mos më bënte më habi asgjë e re për Jamarbrin, pikërisht sepse ai jo vetëm nuk është një fëmijë i zakontë, por as një njëri i tillë. 

Natyraliteti i tij në artikulimin e frengjishtes, italishtes, anglishtes e gjermanishtes tingëllojnë sikur ai të ishtë një vendas, që e njeh  gjuhën e tij imtësisht. 

Të qënit autodidakt është ndër mënyrat më efikase të të nxënit, por nuk është e mundur të realizohet nga kushdo. Të arrish rezultate të larta si autodidakt duhet të shfaqësh këmbëngulje, të tregohesh sistematik në mësimet e tua, i vëmendshëm e gjithashtu i rreptë për të mos lënë asgjë të të shpëtojë pa mësuar. Ja pse Jamarbër është shëmbulli më i mirë për të mëdhenj e të vegjël sesi me vullnet e punë mund të arrihet gjjthçka.


  1. Jamarbër është krijues dhe i guximshëm.

Ai ka krijuar gjuhën e tij të folur e të shkruar të quajtur gjuha “vodore”, të cilën po e ndërton e pasuron prej një viti. Jamarbër shkruan poezi, e pasuron gjuhën shqipe me fjalët të reja, të padëgjuara më parë, shfaq kreativitetin e tij në pikturë dhe ka guximin t’i tregojë të gjitha këto me krenari për publikun.

Kjo është një veçori tjetër frymëzuese në një botë ku njërëzit priren të tregojnë gjithë e më pak atë që janë vertëtë për të shfaqur gjithnjë e më shumë atë që ka marrë konfimimin e publikut e njihet si përsosmëri. 

Jamarbri është unik dhe kjo lirshmëri e mendjes së tij e shndërron absolutisht në  një shëmbull.


  1. Jamarbri është një ëndërrimtar.

Shpirti i tij vazhdon të jetë i brishtë, i pastër,  i dlirë si i një fëmijë. Ëndrrat e tij janë po aq të këndshme sa të gjithë fëmijëve të tjerë e ky është një mësim tjetër i vyer për të rriturit, si për të kujtuar të mbajnë gjallë shpirtin e fëmijës brenda tyre, pa lënë ëndrrat në harresë e pa pasur frikë të ëndërruarit edhe të gjërave që duken të parealizueshme.

Mënyra sesi ai flet për jetën që ëndërron në të ardhmen, profesionin e parapëlqyer e këndvështrimi i tij për familjen është jo vetëm i këndshëm për t’u dëgjuar, por gjithashtu bën të shfaqesh buzagaz pjesën tjetër të ditës.

Zgjodha t’i dedikoja këtë shkrim Jamarbrit pikërisht prej frymëzimit që më fal sa herë e has në intervista televizive dhe emocionit që përjetoj duke lexuar poezitë e tij. Mësoj gjithnjë shumë prej tij e nuk mund të qëndroja indiferente dhe egoiste për të mos i ndarë keto mësime të vyera me këdo që nuk e ka hasur më parë këtë fëmijë gjenial.

Në përfundim do doja t’i dretohesha vetë Jamarbrit duke e ftuar të shkruaj në #njëtufërrezeshnëpërre sa herë t’i lindi delli artistik e ndjen se ka diçka për të thënë drejtuar admiruesëve të librit.

Lexohemi shpejt,

©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com
 

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *