Skip to main content

Si të zgjidhni librat pa i prekur? Eja në #PanairinVirtualtëLibrit



Nëntori është muaji i shumëpritur për dashamirësit e librave dhe shkaku i kësaj është ngjarja më e rëndësishme e vitit për botën e letrave, Panairi i Librit. Ky vit kaq i pazakontë e i çuditshme sa rezultoi të ishte nuk mundi të mos na surprizonte as në lidhje me këtë aktivitet. Si gjithçka tjetër e cila po gjen mbeshtetje në rrjete sociale e internet këtë periudhë, njësoj u desh që Panairi i 2020-ës të zhvendosej online.


Përditshmëria në veshje të rehatshme shtëpiake është kaq e këndshme. Punojmë me veshje që nuk do denjonim të ngjisnim shkallët në punë e të paraqiteshim me flokë të çrregullt e kaq shumë rehati, studiojmë po njësoj mbase shtrirë në ngrohtësinë e shtratit e tani duhet të shëtisim edhe në panairin online të librave veshur me pizhama… 🙊 


Panairi i Librit është festa e tij edhe pse unë mendoj se libri nuk mund të festohet vetëm tre apo katër ditë në vit. Gjithashtu, kjo ndërthurje mes librave e e-commerce, e cila është e ardhmja e bizneseve është kaq interesante dhe një eksperiencë e gjitha për t’u provuar.


Nga panairi i këtij viti do mungojë rrëmuja prej të cilës jam ankuar qysh kur mbaj mend veten, gjithnjë përdore me prindërit duke u endur sa në një folezë libri në tjetrën për të mbushur shportën, zemrën e  mendjen plot. Gjithashtu, do ndjej shumë mungesën e kontaktit me disa nga shkrimtarët më të dashur me të cilët mund të bisedoja; t’i kërkoja miqësisht një dedikim e gjithashtu të prekja nga afër njerëz që nëpërmjet letërsisë së tyre kanë falur shumë prej vetes.


Këtu janë disa hapësira boshe që shtëpitë botuese janë munduar t’i mbushur nëpërmjet shumë aktiviteteve online e jo vetëm, duke sjell në vëmendje të veçantë botimet e reja e duke i dhënë atyre dritën e promovimit siç e meritojnë. Sot në #njetuferrezeshneperre dua të ndaj me ju disa sekrete të vockla sesi të blini librat e duhur pa i shfletuar si zakonisht në panair. Blerjet online për disa mund të mbjellin ndjesi pasigurie e konfuziteti, sidomos për fanatikët e librarive dhe kontaktit të drejtpërdrejt me librin, ndaj më poshtë do gjeni disa të pathëna për të ndihmuar që eksperiencën e këtij viti ta bëjmë jo vetëm më pak traumatike, por të kënaqshme e pse jo të jetë një alternativë biznesi edhe në vitet që do pasojnë.


  1. Ndiq rekomandimet.

Interneti, mënyrat e moderne të reklamimit dhe gjithë trafiku që krijohet në rrjet mbase janë kthyer në konfuze për njerëzit lexues sistematik ose jo, por unë besoj se rekomandimet janë një mënyrë shumë e mirë për t’u informuar mbi titujt e rinj në treg. Rekomandimet nuk kanë pse të jenë vetëm njerëz të panjohur në internet. Ju mund të pyesni miqtë, kolegët, të afërmit, njërëz të ndryshëm me influencë në profesionin e tyre ose të lidhur me botën e letrave, lexues të thjeshtë ne Goodreads ose mbase hapësira si #njetuferrezeshneperre.


  1. Zbulo çka vërtetë të intereson..

Sa më shumë kalojnë vitet aq më tepër kuptoj sa e shpejtë bëhet jeta e sa e vështirë është për të ndjekur gjithçka. Unë jam e bindur se jo të gjitha kanë kohën të lexojnë aq shumë sa do donin. I kujtoj si kohë të arta kur librat më zgjasnin vetëm dy ditë e më shumë jetoja me problemet e personazheve të librave sesa të miat, por të qënit i rritur nuk qenka kaq e thjeshtë. :) Ajo që do ju ndihmonte në një kohë të kufizuar për të lexuar libra për të cilat keni interes është të zbuloni se për çfarë keni nevojë në jetën tuaj. Mbase ju duhen romane për të harruar përditshmërinë e për t’u zhytyr në të tjera botë; mbase poezi për të ushqyer shpirtin; ose ndoshta libra të cilat ju zgjojnë motivimin për të ndërmarra inciativa të reja të rëndësishme në jetën tuaj. Gjeni pesë minuta kohë e uluni të shkruani se cilat janë nevojat tuaja për momentin. Dëgjojeni zërin e brendshëm dhe do i dedikoni kohën tuaj librit që vërtetë do ju shërbejë.


  1. Ti je çka lexon.

Unë mendoj se gjithçka që ushqen mendjen e shpirtin ka shumë më tepër rëndësi se vlerat ushqimore kimike për të cilat po mësojmë aq shumë këto kohë duke u kthyer nga pak në biolog. Jepi leximit kohën që i takon duke patur parasysh se përfitimi që do marrësh në fund prej tij do të diferencojë kudo ku do ndodhesh. 

Zgjidh mençurisht se cili libër do sillte më shumë përfitime duke ndërtuar një tabelë prioritetesh. Ndërto një hartë të vockël objektivash e arritjesh, vëtëm kështu do mundesh ta realizosh edhe me ndihmën e leximit.


  1. Ji mendjehapur.

Duket kaq cliche për t’u thënë por mos gjykoni nga kopertina. Jini mendjehapur ndaj autorëve të rinj, jepini mundësinë të lexoni dhe emra të panjohur, zbuloni autorët shqiptarë dhe mos e kufizoni vetën në zhaner apo klasifikime të tjera. Në fund librat janë zgjedhja jote e mos e mendo shumë gjatë sesi të gjykojnë të afërmit për ta. Ti e di se çfarë është më e mira për ty. 


  1. KLASIKËT, KLASIKËT, KLASIKËT.


Po më dëgjoni duke thirrur mjaftueshëm fort: KLASIKËËËT? :)

Lexoni klasikët nëse nuk i keni prekur kurrë me dorë. Lexoni klasikët nëse ju kanë zënë pluhur në bibliotekë. Blini klasikët nëse disa prej tyre ju mungojnë. Zgjidhni klasikët kur nuk dini fare se çfarë ju duhet. Rilexoni klasikët kur humbisni vetën. Rizbuloni klasikët kur keni nevojë për një oaz qetësie. Përgjigja e problemeve tuaja janë KLASIKËT. Bëj shaka, jo e të gjithave, por seriozisht lexoni klasikët.


Në përfundim dua t’ju kujtoj që të beheni pjesë e panairit virtual të këtij viti. Mund të zgjidhni të lundroni në aplikacionin e dedikuar Panairi i Librit, të cilin e gjeni në AppStore dhe Google Play. Gjithashtu bëhuni pjesë e aktiviteteve promovuese e hapni zemrën ndaj librave. Në këto kohë të vështira të gjithë kanë nëvojë të kthjellojnë mendjet, por edhe shtëpitë botuese kanë nevojë për një suport sado të vogël financiar.


Ju uroj lexim të këndshëm!


Lexohemi shpejt,


©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com
 

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *