Skip to main content

Njihuni me NEFOS, libraria digjitale e konceptuar si miku juaj i xhepit



 Dua të flas për një ëndërr, për ëndrrën time të madhe…

Unë jam një ëndërrimtare, robinë e shpresës dhe lirisë. Prej më tëpër se katër vitesh kam punuar me durim për të ndërtuar një qoshkë të vockël gëzimi, rrezatimi e shprese, në një rrjet të mbingarkuar nga imazhet e vjedhura, nga personazhet sipërfaqësore e shumë pak shpirt.

“Një tufë rrezesh nëpër RE” lindi si një uri e jashtëzakonshme për të shprehur veten; pasionin tim për leximin; gjithçka kisha hasur qysh prej lindjes në botën e librave; pak nga dashuria ime për arsimin; këmbëngulja për të ndjekur ëndrrat e për të mos u ndalur kurrë. “Një tufë rrezesh nëpër RE” u shndërrua shpejt në një formë ditari publik, aktiv, të lexuar, i cili mori vëmëndje në media dhe u cilësua si blogu i pazakontë, i cili promovonte libra e lexim.

Pak histori

Emri i blogut ka lindur në një ditë, kur nuk ndihesha mirë emocionalisht, por frymëzimi më kishte kapluar të tërën. Mes një ngatërrese të vogël mendimesh nuk më shqitej nga mendja kjo frazë. Kuptimi i emrit mund të interpretohet në disa këndvështrime. Së pari, në një këndvështrim sipërfaqësor ne mendojmë se realiteti i hidhur tregon se të rinjtë lexojnë pak dhe kjo është tepër e trishtë, kështu blogu kërkon t’i sjellë pakëz dritë diturie kësaj reje të errët dembelizmi. Së dyti, përditshmëria jonë jo rrallë herë është e pushtuar prej monotonisë dhe blogu shërben pikërisht për të përçuar një frymëmarrje diellore në jëtët tona.

Kështu me miqtë që shtoheshin; dashurinë e tyre që më ngrohte zemrën; mesazhet e bukura e shumë mbështetje, mendja më shkoi në krijimin e  një Klub Virtual Libri, me shumë gjasa i pari online në Shqipëri, i cili asokohe quhej #rrembelibrin e funksionoi i tëri online për rreth dy vite. Klubi i Librit më pasuroi jetën me miq të mirë, të rinj të kulturuar e me mendje të ndritura, njërëz me shpirt të bukur e lexues besnik.

“Një tufe rrezesh nëpër RE” evoloi e u rrit bashkë me mua. Edhe pse e krijova për të ngushëlluar veten kur isha ende në vit të dytë të studimeve të mia për financë, të cilat aso kohë më dukeshin drama më e madhe e jetës e brakisja e ëndrrës sime të përjetshme për letërsinë e kritikën letrare më bënte të ndjeja vërtetë dhimbje, ndaj blogu ia doli të mbante gjallë ëndrrën e madje të kthehej në një mekanizëm të fuqishëm frymëzimi dhe një laborator idesh sesi vitet e mia të studimit me mund, rezultate të shkëlqyera dhe grind, në fakt të viheshin në funksion të librave.

Kështu sot, në përfundim të studimeve mastër për financë e si një marketuese digjitale në profesion unë vendosa të marr në dorë frerët e ëndrrës sime të vockël, të madhe.Eksperienca si lexuese e vëmendshme, interesi për gjithçka qe lidhet me librat dhe pasioni për biznesin më bën të analizoja çfarë nuk shkon në tregun e librit shqiptar.

Kështu vendosa te krijoj NEFOS, një librari dixhitale ku çdo libër që porosisni do ju mbërrijë në shtëpi për disa orë. 

Pse NEFOS?

NEFOS është një derivat i “Një tufë rrezesh nëpër RE” dhe kuptimi i vetë emrit do të thotë pikërisht RE. Nga mitologjia greke, prej të cilës edhe unë gëzoj emrin tim, Nefeli ( thënë ndryshe Nefos në gjuhën greke) është hyjnesha që personifikon retë, me freskinë e bardhësinë e tyre.

Kështu, NEFOS u ndërtua si Olimpi i Librave, si vendi ku librat lartësohen ashtu si hyjnitë; si foleza ku librat dashurohen, respektohen, e mbi të gjitha sugjerohen me shumë kujdes. NEFOS nuk është një librari e zakontë online, por vendi ku gjeni gjithçka ju vjen në mendje lidhur me librat. Përveçse një librari me korrektësinë dhe përgjegjësinë për t’iu përgjigjur çdo kërkesë, NEFOS do shërbejë si një organizator i aktiviteteve letrare e kulturore; takimeve me shkrimtarët e lexuesit; njërëz të botës së letrave; evente të gjithfarë forme në shprehjen e dashamirësisë ndaj librit e leximit.

NEFOS është konceptuar si miku juaj i xhepit; këshilluesi i leximeve dhe një eksperiencë e paprekur deri më tani nga libraritë në Shqipëri. NEFOS është përbushësi i estetikës duke nisur nga paketimi; ndihmuesi në zgjedhjen e titullit të duhur; udhëtari korrekt në destinacion dhe miku i përhershëm yti pas blerjes tënde të parë. NEFOS është më tepër se një librari, një eksperiencë që përmbush të gjitha nevojat e tua si lexues periodik a sporadik e dashamirës i aktiviteteve dhe librave.

Aktiviteti i parë të cilit mund t’i bashkoheni është Klubi Virtual i Librit Nefos, i cili do të funksionojë tërësisht online, me një organizim të mirëmenduar, funksional e surpriza të përmuajshme.

Për t’u anëtarësuar kontakto në @nefos.al në Instagram ose nefosalbania@gmail.com

 

Dy fjalë për Rean

Të flasësh për vetën është një situatë vërtetë e parehatshme, por jo kur e di që përballë qëndrojnë miq lexues mirëkuptues.

Unë jam Rea. Përfytyromë si një vajzë me një mal me ëndrra në kokë; një tufë me libra në duar; një buzëqeshje të stampuar në çdo rast dhe këmbëngulëse për çdo pikësynim

Ndryshe nga studimet e mia, pasionet nuk lidhen me shifrat, por me artin dhe letërsinë. Zgjedhja e profesionit tim ishte diametralisht e kundërt nga ajo që të gjithë prisnin nga unë. Letërsia është dashuria ime e parë, por unë nuk doja të kufizohesha vetëm në këtë fushë. Vendosa të studioj mbi botën financiare dhe atë bankare për të pasur një formim më të plotë dhe pse jo, për të zhvilluar disa aftësi sipërmarrëse, të cilat mund të më drejtojnë në udhën e kthimit të pasionit tim të parë në biznes. Ideja për të pasur një blog, i cili i kushtohet tërësisht botës së letrave, librave, letërsisë dhe dashurisë sime për të shkruarit ka lindur vite më parë, kur isha rreth 14 vjeç. Duke pasur parasysh se miqtë dhe të afërmit më kërkonin gjithnjë sugjerime në lidhje me librat dhe letërsinë, mendova që këto informacione mos të kufizohen vetëm në rrethin tim të ngushtë. Kështu lindi “Një tufë rrezesh nëpër RE”.  Blogu u krijua për të shërbyer si një urë lidhëse mes të rinjve dhe librave, të cilët për hir të së vërtetës, kohët e fundit duken të  braktisur prej lexuesve. Ndërsa Nefos është projekti që jo vetëm do vihet në shërbim të afrimit tuaj me librat emocionalisht, por do sigurohet që librat tuaj të mbërrijnë në duart tuaja e do kujdeset që të merrni më të mirën e tyre duke i lexuar.

 

Realizimi i kësaj ëndrre nuk do behej e munduar pa ju, pa të gjithë ata që kanë lexuar blogun, që kanë besuar në sugjerimet e mia, që më kanë shtyrë për të mos hequr dorë.

Sot, sërish nga JU, miqtë e mi të mirë kërkoj mbështetje e vëmendje në punën e NEFOS. Pasioni do ju bëjë të afroheni në Olimpin e Librave, në NEFOS.

 

Ju falenderoj nga zemra!

Juaja,

©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

  1. Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.

    Dr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.

    Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
    WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Katër shkrimtarët që behen pjesë e bibliotekës sime me çdo botim

Librat janë si miqtë që nuk të braktisin as kur je gati të arratisesh prej gjithë botës. Nëpërmjet një magjie pak të shpjeguar ato ndërhyjnë në gjak e deje për të të mbushur me energjinë e pashterrshme të miliona jetëve të tjera. Unë jam e mendimit se shpenzimet në blerjen e librave nuk janë kurrë të shkuara dëm, pavarësisht se çfarë parapëlqen secili lexues. Gjithashtu, jam skeptike për të përcaktuar “libra të mirë” e “libra të këqinj”, siç rëndomtë dëgjojmë këtu-atje të flitet. Megjithatë, pavarësisht se librat para se t’i mbështjell me ngrohtësinë e bibliotekës sime i studioj me kujdes prej pasionit tim fanatik, sot dua të ndaj me ju disa shkrimtarë, librat e të cilëve i blej pa u menduar dy herë. Në gjuhën e libërdashësve (mos u habit, ne kemi gjuhën tonë), termi i autorëve që i blen në çdo botim të ri të tyre konsiderohet “ shkrimtarët auto- të blerë”.   Në këtë listë vendosa të përfshij dy autor shqiptare e dy të letrave botërore, të gjithë klasik të g...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *