Skip to main content

Si të lexoj më shumë libra, kur nuk di ç'të bëj më parë?!



Dikur isha ndër lexuesit fanatik e betohesha se nëse dëshiron mund të gjesh kohë për leximet e tua njësoj siç gjen kohë për çdo aktivitet tjetër në ditë-natën tënde. Kjo aksiomë nuk më hiqej nga mendja derisa orët studimet pasuniversitare plot detyrime e përgjegjësi u gërshetuan me një punë me angazhim të plotë e shumë nisma të tjera për të cilat dua të bëj vend në jetën time.

Pikërisht nga kjo situatë e ngarkuar nisi një pendesë e thellë, pasi ndjeja se po lexoja shumë më pak nga çfarë kisha bërë gjithë jetën e gjithashtu zotohesha për të t’iu kthyer zakoneve të vjetra të leximit, por koha përsëri më pengonte.

Mblodha forcat dhe duhet të hartoja një plan. Përditshmëria e ngarkuar nuk do largohet edhe për ca kohë, ama kjo nuk do të thotë që leximet e mia do qëndronin të zbehta e unë do jetoja me ndjesinë e fajit dhe mungesën e librave. Ju ftoj të lexoni si më poshtë sesi unë arrita t’i kthehem leximit dhe të përfundoj çdo punë tjetër të ditës pa u shqetësuar aspak.


1.Vendos pikësynime të vogla.

Mbrëmjen e shkuar ju pyeta në @Nefos.al mbi objektivin e leximeve përgjatë këtij viti. Dikush tha vetëm një libër e disa guxon të vendosnin objektiv mbi 130 libra në vit. Dikur edhe unë ia lejoja vetes të vendosja objektiva të tillë e madje e arrija. Gjatë periudhës së gjimnazit e studimeve universitare nuk ishte stërmunduese të lexoja një libër për tri ditë. Megjithatë, pavarësisht hapësirës kohore që keni këshilla ime është të ndërtoni aktivitete rutinore të përditshme që nxisin leximin.

Një shëmbull për këtë është të lexosh rreth 1 orë në ditë, kurdo që gjen kohë. Kjo kohë mund të jetë gjysmë ore në mëngjes duke shijuar kafenë e duke zgjuar të gjithë organizimin, e gjysmë orë në mbrëmje para se të flini. Telefonët tan
ë smart janë një nga armiqtë kryesor që bëjnë të harrojmë librat apo shpenzojmë kohën me to, kështu që shkëputja prej tyre është e domosdoshme.


Me pak fjalë duke vendosur detyra të vogla për veten në lidhje me leximin në formën e sfidave mund të arrish të lexosh mjaftueshëm në fund të vitit.

Nënkëshillë e vockël shtesë për lexuesit: Kurrë nuk I dihet se kur do të të krijohet një hapësirë gjatë ditës për të lexuar disa faqe. Merre librin me vete në punë, në shkollë e në çdo aktivitet tjetër të përditshëm. Mund të marrësh disa minuta për të lexuar përgjatë pushimit të drekës e të rikthehesh me buzëqeshje e energji në tavolinën e punës; ose mund të gjesh kohën të lexosh duke pritur në rradhët e shtuara të institucioneve, sidomos gjatë kësaj periudhe.

Nënkëshillë e vockël shtesë për punëdhënësit: Zhvillimi, aftësimi dhe reduktimi I stresit tek punonjësit ndikon drejtpërdrejt në rezultatet e kompanisë. Gjeni një hapësirë kohore leximi në javë, ndërtoni një ambjent miqësor ndaj librit, organizoni aktivitete mbi promovimin e të aftësuarit jo vetëm në fushën ku operoni, por edhe në gjëra të tjera. Punonjës të kënaqur përmbushin pritshmëritë në mënyrë fantastike.


2.Përfshihuni në Klubin e Librit

Aktivitete si Klubi i Librit janë tepër të dobishëm për të përmirësuar zakonet e leximit. Vendosja e një objektive konkrete për të paktën një muaj; ngjallja e kërshërisë nga diskutimet e këndshme; miqtë e rinj cilësor e lexues që të shtyjnë e frymëzojnë për të lexuar më shumë dhe të qënit aktiv në një komunitet kulturor është ndër dhuratat më të mira që mund t'i bësh vetes.

Eja në Klubin Virtual të Librit Nefos për të mësuar më shumë.


3. Ndiq profile libërdashësish në rrjete sociale.

Rrjetet sociale janë ndër aktivitetet më të shpeshta të ditës. Mbushe instagramin me lexues të apasionuar që promovojnë librat e leximin. Ndiq sugjerimet e tyre, informohu e përditësohu njësoj sic bën për Covid-19 vitin e fundit e për bëmat e politikbërjes sonë.
Së shpejti do ndajmë së bashku një listë me libërdashësit më entuziast të rrjeteve sociale, të cilët kanë kontribuar në frymëzimin e çdo lexuesi në Shqipëri.


4. Një  shëtitje në librari.

Një tjetër mënyrë për t’u gjendur afër librave e për të t’u shtuar dëshira të kredhesh në botën e tyre është duke u ndodhur më pranë. Me libraritë virtuale, siç është NEFOS nuk të duhet as të dalësh nga shtëpia e madje as të mundohesh duke braktisur rehatin e kolltukut tënd të parapëlqyer. Zgjidh librin tënd nga telefoni yt dhe mbaje librarinë përgjithnjë në xhep. Kur libri mbërrin në derën e shtëpisë tënde nuk do i gjesh më vetës justifikime për kohën e humbur e ditën e ngarkuar. Trafikun e qytetit lerna ne, ti lexo librin dhe mos harro të na shkruash për përshtypjen tënde në fund.

Për ta përmbledhur mund të themi se ekzistojnë dhjetra mënyra që leximin ta rikthejnë në jetën tuaj si një aktivitet i shëndetshëm dhe me përfitime të mrekullueshme. Leximi duhet të jetë si rëndësia për të qëndruar aktiv nëpërmjet sporteve; si nevoja për t’u informuar për aktualitetin e si domosdoshmërit jetësore për të jetuar.

Po ti si e ben veten të lexosh më shumë. Të pres të më shkruash!

Lexohemi shpejt, 

©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

 

Comments

  1. Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.

    Dr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.

    Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
    WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  2. Dëshmia Ime e Zemërgjerë 💖

    Pasi babai i foshnjës sime më la për shtatë muaj të gjatë, u shkatërrova plotësisht. Ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale, udhëtoi larg dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta kontaktuar. Gati sa hoqa dorë prej nesh, por thellë brenda e dija se nuk mund të gjeja askënd që do të më donte dhe trajtonte ashtu siç më trajtonte ai.

    Një ditë, shefi im në punë vuri re sa e trishtuar isha dhe më prezantoi me Dr. Dawn. Dr. Dawn dëgjoi historinë time dhe më premtoi se i dashuri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Sinqerisht, nuk e besova në fillim - por për habinë time më të madhe, ditën e tretë më ra telefoni. Ishte ai! Ai po qante dhe kërkonte falje, duke thënë se nuk do të më linte më kurrë.

    Që nga ajo ditë, marrëdhënia jonë ka qenë më e fortë dhe më e bukur se kurrë. Ai ka qenë kaq i dashur dhe i kujdesshëm ndaj meje dhe fëmijës sonë, dhe tani madje do të martohemi vetëm pas dy muajsh! ❤️

    Gjithçka falë Dr. Dawn, i cili me të vërtetë e bëri të pamundurën të mundur. E rekomandoj me gjithë zemër atë për këdo që përballet me sfida në:

    Çështje në marrëdhënie ose martesë

    Sëmundje

    Probleme me infertilitetin ose lotarinë

    Çështje gjyqësore ose rikuperim prone

    Dr. Dawn zgjidh vërtet problemet në mënyrë efektive dhe sjell lumturi përsëri në jetën e njerëzve.

    Kontaktoni Dr. Dawn në WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Katër shkrimtarët që behen pjesë e bibliotekës sime me çdo botim

Librat janë si miqtë që nuk të braktisin as kur je gati të arratisesh prej gjithë botës. Nëpërmjet një magjie pak të shpjeguar ato ndërhyjnë në gjak e deje për të të mbushur me energjinë e pashterrshme të miliona jetëve të tjera. Unë jam e mendimit se shpenzimet në blerjen e librave nuk janë kurrë të shkuara dëm, pavarësisht se çfarë parapëlqen secili lexues. Gjithashtu, jam skeptike për të përcaktuar “libra të mirë” e “libra të këqinj”, siç rëndomtë dëgjojmë këtu-atje të flitet. Megjithatë, pavarësisht se librat para se t’i mbështjell me ngrohtësinë e bibliotekës sime i studioj me kujdes prej pasionit tim fanatik, sot dua të ndaj me ju disa shkrimtarë, librat e të cilëve i blej pa u menduar dy herë. Në gjuhën e libërdashësve (mos u habit, ne kemi gjuhën tonë), termi i autorëve që i blen në çdo botim të ri të tyre konsiderohet “ shkrimtarët auto- të blerë”.   Në këtë listë vendosa të përfshij dy autor shqiptare e dy të letrave botërore, të gjithë klasik të g...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *