Pyetën njerëzit për dashurinë dhe ata nisin të dërdëllisin për dhimbjen. Kështu e nise ligjëratën tënde të para disa mbrëmjeve, kur me këmbëngulje doje të më tregoje se e gjithë bota ishte egoiste, kishte humbur ndjesitë dhe kishte harruar të donte. Të degjoja me vëmendje në cdo hukame që leshoje e cdo pulitje sysh e ndiqja sikur doja ta mësoja përmendësh. Prej fjalëve që ledhatoje me kujdes mendimet e mia kishin formëzuar një elips dilemash dhe nisa të gjykoja vetveten si asnjëherë më parë. Përpjekjet për të të cytur vdiqën dhe e zhvendosa përqendrimin nga ty për te lëmshi i pazgjidhshëm i mendimeve të mia. Bindja veten se dhe unë nuk ndryshoja shumë me njerëzit për të cilët t'i më flisje. Edhe unë si ata isha, madje edhe ti, por këtë nuk guxova të ta përmendja. E ndjeja vetëdehjen, davarisja në mendjen time se fërfëllimat e ikjes, unë vetë nuk do i përjetoja kurrë. Ikjet therrin në zemër, njësoj si perëndimet e diellit. Dielli fuqiplotë mbretëron për orë të të...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."