Fundjavat e verës kërkojnë freski dhe mënyra më e mirë për t'u shplodhur e për të rrëmbyer energjitë pozitive për rikthimin e së hënës në aktivitetet e përditshmërisë është nëpërmjet leximit. Libri i kësaj fundjave është ''Parfumi '', historia e një vrasësi shkruar nga autori gjerman Patrick Suskind. Ky roman ndërtohet mbi një absurd. Zhan Baptist, foshnja, e cila lindi në mes të neverisë, ndotjes dhe papastërtisë iu desh të rritej i vetëm e të gjente rrugën e jetës së tij. Askush nuk kujdesej, nuk e donte e më keq akoma cdokush e përcmonte, pasi ai nuk zoteronte aromë njerëzore, si gjithë të tjerët.Përcmimi i të tjerëve e bën të rritej i izoluar, i vetmuar dhe fillikat, por Zoti i kishte dhënë një aftësi të jashtëzakonshme, të cilën herë pas here as ai vetë nuk ishte i vetëdijëshëm se i përkiste, nuhatjen ''e imët''. Pikërisht aftësia e vecantë dhe talenti i tij e bënë të mbijetonte. Pasi u zbulua nga një parfumator ital...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."