Librat janë shoqëruesi më i dashur përgjatë fundjavës, ndaj në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’, kujdesemi gjithmonë të zgjedhim një mik të mirë. Romani i sotëm, "Mjegullat e Tiranës" është i pazakontë. Për herë të parë u redaktua, u botua dhe nisi të flitej për të më vitin 2014, edhe pse ky është romani i parë,që është shkruar nga autori shqiptar i mirënjohur ndërkomtarisht, Ismail Kadare. Kadare e shkroi këtë roman gjatë viteve të studimeve universitare dhe ky dorëshkrim kishte mbetur në sirtaret e kryeveprave të tij për shumë e shumë vite.
Vlen të përmendet se botimi i këtij romani bëri të gëlonin kureshtarët, të dëgjohej jehona e saj e njëkohësisht të diskutohej shumë. Të gjithë ishin kurioz të lexonin librin e parë të Kadares dhe pretendimet e Nasi Leres në të përditshmet e kohës, se ky roman ishte i ngjashëm me një nga romanet e tij, shtoi numrin e lexuesve, të cilët nxitonin të zbulonin të vërtetën.
Herë nën zë e herë duke bërtitur, thuhej se ky roman ishte një autobiografi e vetë autorit. Ngjarjet zhvillohen në Tiranën e viteve ’50. Në përshkrimet e librit, kryeqyteti pasqyrohej i bukur, i zhvilluar, i këndshëm. Jeta studentore, si gjithnjë me plot emocione dhe e gjallë. Bardhyli, student i pazakontë i fakultetit të gjuhë-letersisë ishte një djalosh rebel, kryeneç, i panënshtruar në mentalitetin e kohës. Nga ana tjetër Ema, vajza me të cilën dashurohet, një studente e kujdesshme, e bukur, e përkushtuar ndaj studimeve e njëkohësisht e lirë të besojë ndjenjat e dashurisë.
Përditshmëria e studentëve duket shumë larg realitetit të mbyllur të kohës, për të cilin jemi mësuar të lexojmë. Muzika jazz, e cila i shoqëronte gjatë mbremjeve të vallëzimit, të veshur këndshëm dhe thuajse të hapur ndaj ndjenjave mes njëri-tjetrit, por të ndrydhur përpara familjes e prindërve.
Në këtë roman del në pah mentaliteti i kohës dhe diskriminimi i grave, vajzave dhe deformimi i rolit të tyre në shoqëri. Gjithashtu, duket sikur nëpërmjet ‘’Mjegullat eTiranës’', autori dëshiron t’i nxjerri në dritë gjithë përshtjellimet, që i krijoheshin Tiranës, në atë mendësi mbytëse. Jo më kot, në libër përmenden martesat e stisura, pa dashuri, mosrealizimin e dashurisë për shkak të ndikimit të feve, mosbarazin mes djalit dhe vajzës dhe bindjen se djemve i falej dhe i lejohej gjithçka, ndërsa vajzat duheshin ndaluar e ruajtur si një kristal, që po u prek, behet pis e me shumë mundësi thyhet. Ato konsdieroheshin jo të zonja për të marrë vendime, për të qënë të pavarura dhe të lira.
Në përfundim, mund të them se ky libër është jo vetëm panorama e atyre viteve,por fatkeqësisht edhe një pasqyrë jo e paqartë e viteve në të cilat jetojmë. Vlen të lexohet prej historisë së rrefyer bukur, fabulës interesante dhe mesazheve të rëndësishme.
Ju ftoj në leximin e "Mjegullat e Tiranës"!
Rilexohemi javën e ardhshme,
©RE




Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.
ReplyDeleteDr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.
Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
WhatsApp i tij: +2349046229159
Email dawnacuna314@gmail.com