Sa më shumë rritem aq më shumë i largohem shpirtit të zakontë të festave! Mbase kjo është sëmundja e të rriturit. Në bilancin personal të lumturisë e trishtimeve, sukseseve e dështimeve nuk di përse, por unë i harroj shpejt të këqijat. Nuk jam e sigurtë nëse ky vit ishte vërtet kaq i mirë apo memoria ime ësbtë plot plane e ëndrra dhe kam harruar të gjithë mërzitjet, netet kur bashkë me hënën i kërkoja Zotit shpresë e zemrës durim; agimet kur bashkë me yjet shuaja dritat e ëndërrimeve e kthehesha me këmbë në tokë për një ditë tjetër të zakontë, me ecjen e nxituar të mëngjesit, mjegullat e mendimeve, sytë e përgjumur e tronditjen nga e përditshmja. Cdo vit e më shumë kuptoj se vezullimet e dritave zbehen sa më shumë njoh zymtësinë e botës së të rriturve e zbrastësinë e shpirtrave të mbërthyer nga tundimi për para, pushtet e egoizëm.Stolitë e qytetit, zilet tringëlluese, fjongot e lulet e Krishtlindjeve nuk arrijnë të ngrohin zemrat. Këtë e bën vecse dashuria! Kryefjala e ...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."