Vëllimet poetike janë dhurata më e vyer për shpirtin tim. Për mua të lexuarit poezi është një udhëtim i ndërmarr për në dimensione të tjera, atje ku gjen vetëm paqe e qetësi. Poezitë janë melhemi i ditëve të vështira dhe periudhave stresuese; janë mikeshat besnike të netëve pagjumë duke mos ditur si t'i vendosësh mendimet në rend; janë përçues të ndjenjës së lirisë, edukues dhe proklamues të saj. Në periudha të vështira psikologjike e shëndetesore si kjo që po kaloj(më) nuk di në më duhej një zgjidhje për spazmat e frymarrjes a një vëllim cilësor poetik për t'u ndjerë më mirë. Zgjodha të dytën e sot vendosa ta ndaj edhe me ju. Kisha disa muaj që në rreshtin e parë të një pirgu të palexuar librash, të cilët kanë aderuar rishtasi në shtëpizën time e të tyre mbaja " Ndjenja e kohës" shkruar nga Giuseppe Ungaretti. Diç di për letërsinë italiane, por nuk kisha patur kurrë rast më parë të lexoja nga ky autor. Kopertina më tundonte. Portreti fisnik i një te moshuari, i cil...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."