Adoleshenca është periudha në të cilën leximi i librave duhet të gëlojë. Kjo fazë kaq e rëndësishme i jep formë lexuesit të rritur pas disa vitesh dhe është çelësi që do tregoi se cilës letërsi do i drejtohet i rrituri në vitet e ardhshme. Adoleshenca është periudha ku klasikët duhet të përpihen, të lexohen me një frymë e të ngjiset në shpirt dashuria për librat e mirë.
Gjithashtu në këtë periudhë lexuesi duhet të aftësohet
për të zgjedhur libra me vlërë; duhet të mësojë të analizojë; të ushqejë
inteligjencën emocionale e t’i japi jetë ëndrrave të tij. Librat janë një çast
qetësie në ato beteja kaotike lufte me veten e të tjerët për të njohur
idenditetin tënd; trupin; shpirtin dhe mendjen.
Sot në #njëtufërrezeshnëperre dua të ndaj me ju tri
libra bashkëkohor të cilët nuk duhet të mungojnë në leximet e bukura të
adoleshencës, për të ndërtuar konceptin e lirisë së individit në një botë që ka
ende shumë për të bërë në këtë drejtim.
1. Poezitë
e Teodor Kekos
Nuk kam arritur të flas kurrë për Kekon në hapësirën
time mjaftueshëm, aq sa e dua atë . Keko është poeti, shkrimtari e publicist fisnik,
i cili përcjell finesën dhe rebelizmin e tij në gjithçka ka shkruar. Keko është
poeti delikat, që të rrëmben në botën e tij, ku qeveris liria.
Poezitë e Kekos mbartin shpirtin e tij në çdo varg.
Figuracioni e ngjyrat e larmishme me të cilat e sheh botën të mbushin shpirtin
plot. Keko është transparent, i sinqertë, i këndshëm, filozofal e njëkohësisht ndër poetët që i ka shkruar më bukur dashurisë
në gjuhën shqipe.
Adoleshentët jo vetëm duhet të edukohen me poezitë,
të cilët janë një metodë reflektimi e arrirë, por sidomos nga Keko si poet do
njiheshin me dashurinë në më mënyrën më të bukur. Keko nuk është cliché; Keko
nuk është i mërzitshëm; Keko nuk është një poet tradicional.
Keko hap dyert e shpirtit të tij për të shprehur çdo
etapë të jetës, ashtu siç e ndjente pa maskime e pa asnjë kokëçarje mbi
mendimet e lexuesit. Kekos i buron trimëria dhe liria njësoj siç flet për jetën
ashtu dhe për betejat me vdekje; njësoj për fëmijët e bashkëshorten dhe për nënën;
njësoj për të bukurën edhe grotesken.
Nga dashuria që kam për Dor Kekon, krijimtarinë e
tij mund ta shquaj edhe në mjegull dhe kjo është ndër dashuritë më objective që
mund të përjetojë njeriu në jetë. Nuk mund të lexosh Kekon dhe të mbyllës
kapakun e fund-librit duke mos e dashur për njeriun e rrallë që shfaqte në
krijimtarinë e tij.
Për më tepër mbi poezitë e Kekos mund të lexoni në
linkun e mëposhtëm:
http://njetuferrezeshneperre.blogspot.com/2018/03/mes-kryqezimesh-te-teodor-kekos.html
2. Unë
jam Malala – Malala Yousafzai
Ky është një libër i pazakonte,
tronditës dhe të le shumë hapësirë të meditosh. Malala tregon në vetë të parë
historinë e familjes së saj, ëndrrat e një adoleshenteje, dëshirat për të
ardhmen dhe njëkohësisht historinë e vendit të saj,e cila shprehet shkurtimisht
nëpërmjet absurdit: ‘’ Unë vij nga një vend që u krijua në mesnatë. Kur
pothuajse dhashë shpirt, ishte vetëm pas mesditës.’’
Ngjarjet e librit janë aq aktuale e të prekshme edhe sot në vende të vecanta në botë, saqe kanë aftësinë të rrënqethin e të bëjnë të lutesh për paqe dhe liri.
Ky liber arrin ta copëtoj zemrën në njëmijeenjë pjesëza e të duhet shumë kohë sa të mbledhesh pjesët e thyera, të cilat nuk ngjiten më kurë. Ato do arrijnë të ringjiten vetëm kur në botë të mos vuaje më askush nga padija, mallkimi i ligësisë dhe patolerancës. Njëkohësisht, ky libër është një burim i pastër frymëzimi. Bota e adhuroi Malalën e bashkë me të edhe unë. Vullneti i saj, këmbëngulja, mos dorëzimi dhe forca tregojnë se në një botë burrash, ku ende kryhen aborte pse foshnja është vajzë, ne mund t’ja dalim, pa u zbrabsur nga asnjë keqdashës taleban a cfarëdo emri të mbajë.
Përshtypjen e plotë të librit mund
ta lexoni në linkun e mëposhtëm:
http://njetuferrezeshneperre.blogspot.com/2018/06/une-jam-malala-historia-e-vajzes-qe.html
3.
“Rrëfenja e shërbëtores” – Margaret Atwood
Ky libër trajton lirinë e
individit, por veçanërisht atë të gruas në një shtet totalitar e të
kontrolluar, kur edhe gjërat më të thjeshta janë një luks e të kontrolluara.
Libri ‘’Rrëfimet e shërbëtores’’
shkruar nga Margaret Atwood është një rrëfim i dhimbshëm, I cili të
rikujton vlerën e lirisë.
Përmbajtja e këtij romani është atipike. Ngjarjet zhvillohen në një shtet totalitar, në një realitet imaginar të së ardhmes, ku roli dhe të drejtat e grave kanë ndryshuar kryekëput. Gratë konsiderohen si pronë e shtetit dhe mungesa e lirisë e të drejtave si dhe organizimi i shtetit ka në qendër të tij terrorin dhe kufizimin. Ky libër do i edukonte adoleshentët me konceptin e lirisë së vajzave dhe grave dhe do u rrëfejë historinë e mundimshme të të drejtave të grave duke menduar sesa shumë duhet bërë ende në këtë botë, e cila nuk është një botë burrash, por një botë dashurie.
Përshtypjet e plota të romanit mund t’i lexoni në linkun e mëposhtëm: http://njetuferrezeshneperre.blogspot.com/2019/01/rrefimet-e-sherbetores-dhe-lutjet-e.html
Në përfundim mund të them se këto janë një listë e
shkurtër me libra bashkëkohor, të cilët do kontribuonin të ndërtonin idealinë e
lirisë së individit tek adoleshentët. Megjithatë këto nuk janë të vetmit libra
që duhen lexuar mbi këtë tëmë.
PS: Mbani pranë miqtë, por librat edhe më pranë!
©RE
*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores.

Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.
ReplyDeleteDr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.
Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
WhatsApp i tij: +2349046229159
Email dawnacuna314@gmail.com