Skip to main content

"Ndjenja e kohës", poezitë që i mungonin shpirtit



Vëllimet poetike janë dhurata më e vyer për shpirtin tim. Për mua të lexuarit poezi është një udhëtim i ndërmarr për në dimensione të tjera, atje ku gjen vetëm paqe e qetësi. Poezitë janë melhemi i ditëve të vështira dhe periudhave stresuese; janë mikeshat besnike të netëve pagjumë duke mos ditur si t'i vendosësh mendimet në rend; janë përçues të ndjenjës së lirisë, edukues dhe proklamues të saj. 

Në periudha të vështira psikologjike e shëndetesore si kjo që po kaloj(më) nuk di në më duhej një zgjidhje për spazmat e frymarrjes a një vëllim cilësor poetik për t'u ndjerë më mirë. Zgjodha të dytën e sot vendosa ta ndaj edhe me ju. 


Kisha disa muaj që në rreshtin e parë të një pirgu të palexuar librash, të cilët kanë aderuar rishtasi në shtëpizën time e të tyre mbaja " Ndjenja e kohës" shkruar nga Giuseppe Ungaretti. Diç di për letërsinë italiane, por nuk kisha patur kurrë rast më parë të lexoja nga ky autor.


Kopertina më tundonte. Portreti fisnik i një te moshuari, i cili të shtyn kërshërinë e të bën ta kundrosh me kujdes pa u kujdesur për ndjenjën ë shkuar tej të kohës me të. 

Lëkurë e përmbytur nga rrudha, sy që dua të të thonë diçka, ndjesi sikur po të sheh e të përshpërit: Hë pra, hape faqen e hidhja një sy.


Pavarësisht se prej muajsh e merrja në mënyrë sporadike aty këtu për të lexuar ndonjë poezi, nuk i isha kushtuar ashtu si duhej këtij libri. Pendesa m'u përngjit në shpirt menjëherë pasi përfundova çdo poezi. Giuseppe Ungaretti ishte piskama e shpirtit për të cilën kisha patur nevojë ta lëshoja prej vetes për kaq shumë kohë.

Çdo poezi më përcillte ndjesitë më të paqta të parajsës, thua se autori vallëzonte me ëngjëjt, yjet e hënën për të hedhur zemrën në vargje. A thua se bojën për të mbushur penën ia huazonte natës dhe frymëzimin dashurisë e natyrës.


Poezitë e Ungarettit të kujtojnë muzetë e artit të rrallë atij klasikut, me skulpturat simetrike e nën tingujt e Vivaldit. Me një muzikalitet të brendshëm klasik, plot simbole të fshehura, figura të larmishme letrare e një nivel krijmtarie mahnitës.

Nuk ka përshkrime peisazhesh më mahnitëse; as përpjekje më të bukura për të treguar devotshmërinë ndaj Krijuesit në çdo kohë; e as miklim më të ëmbël seç i bën Ungaretti dashurisë. 


Pse duhet lexuar "Ndjenja e Kohës"?


Së pari, ky libër duhet lexuar për t'u njohur më një poet të madh, i cili nuk e kursen shpirtin të derdhur si ujëvara në vargje.


Së dyti, ky libër është një formë dorëshkrimi emocionionesh, i cili prek çdo etapë të jetës. Të bën të reflektosh për çka ka ndodhur e nga të rinisësh.


Së treti, gjuha poetike në këtë libër është aq e pasur, e gjallë, e thellë dhe e këndshme sa menjëherë të ngjit edhe ty doza poetike. 


Në përfundim dua patjetër të përmend përkthyesen e librit, Aida Baro qendistarja e fijeve të arit në këtë libër. Eleganca e puna e madhe e Aidës ndihet në çdo varg e nuk di të them sa më gëzon një përkthim prej të cilit nuk kam asgjë për t'u ankuar. Madje ndihem si e zënë në faj duke e quajtur përkthim. Aida duket sikur e bëri Ungarettin të shkruaj shqip e jo të ketë nevojë për përkthim.



Ju ftoj në leximin e "Ndjenja e kohës" shkruar nga Giuseppe Ungaretti. 


Lexohemi shpejt,

©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

 

Comments

  1. Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.

    Dr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.

    Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
    WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *