Verës po i mbërrin fundi, por jo dashurisë sonë për librat. Fundjava na gjeti në duar me një nga librat që ndryshon botëkuptimin për jetën, paqen, dashurinë, gezimet e vogla të përditshmërisë, ankthit, historisë botërore dhe shpresës, e cila nuk humbet deri në castin e fundit. ‘’Ditari i Anne Frank’’ është mbase më i njohuri i llojit të tij në gjithë botën. Anne hodhi mendimet në ditarin e saj përgjatë dy viteve të tmerrshme dhe të vështira, teksa fshihej së bashku me familjen e saj në skuta të pazbuluara të Holandës. Sinqeriteti brutal dhe finesa artistike me të cilën Anne shkroi e shëndërroi ditarin e saj personal në kronikën me të vërtetë të viteve të vuajtshme të torturës. Anne është vajza tipike adoleshente, e cila mbush një dyzinë me ëndrra, eksploron botën e të rriturve, nis të kuriozohet për dashurinë e provon simpatitë e para, krijon marrëdhenien e ngushtë me të atin dhe haset me perplasje rebele me të ëmen. Anne ishte kurajoze, origjinale, pa k...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."