Një vit më parë mora guximin t’i jepja jetë njërës prej ëndrrave të mia më të vecanta. Njerëzit e mi më të dashur gjithnjë e kanë ditur pasionin tim për librat, dedikimin tim ndaj tyre, dashurinë time për të shkruarin dhe ëndrren time të madhe, t’i tregoj edhe të tjerëve se unë dhe të shkruarit e letërsia jemi thuajse një. Në castin vendimtar për karrierën time të ardhshme, atëherë kur duhet të zgjidhja fushën në të cilën doja të përqëndrohesha për studimet e larta, në sekondat e fundit ktheva gjithë ëndrrat e mia përmbys dhe iu largova me vetëdije letersisë për të notuar në ujëra të panjohur e jo fortë të thjeshtë, sic është financa. Gjithmonë kisha besuar se ajo që vertetë ia vlen të dëgjohet është zemra e jo mendja, por vendimi im tregoi krejt të kundërtën. Për një kohë të gjatë ndihesha sikur i preva krahët e mi, i braktisa ëndrrat dhe gabova. Megjithatë, muajt fluturonin dhe studimet intensive, por njëkohesisht ambicia ime për të patur rezu...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."