Një kohë e shkurtër shkëputje nga librat, leximet letrare dhe gjithçka që ma mbush zemrën me kënaqësi e frymëzim mund ta justifikoj me dhjetra përgjegjësi e kokëçarje shkollore. Megjithatë, për to do t'ju flas një herë tjetër. Libri, të cilin kam zgjedhur të ndaj sot me ju është një roman mjaft i njohur në mbarë botën e njëkohesisht edhe për lexuesit shqiptarë. Ky libër ka krijuar diskutime të mëdha duke rikthyer në vëmendje jetën e vërtetë të një prej shkrimtarëve më të dashur të globit, nga këndvështrimi i gruas së tij të parë. "Një grua në Paris" shkruar nga Paul McClain është libri që rrëfen në mënyrën më të ndjerë prapaskenat e martesës së parë të shkrimtarit Ernest Hemingway me Hadlei Richardson. Hadlei ishte gruaja e veçantë, e cila e ndryshoi përjetësisht Ernestin në aspektin njerëzor dhe atë profesional. Pavarësisht të gjithë jetës së tij pa themele, martesës së vështirë me Hadlein dhe historive të tjera dashurore, martesa e tij e parë mbeti e ...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."