Teksa ecje perhumbur, mes rrugicash pa dalje, ne nje qytet ku naten mungonin dritat dhe e vetmja qe te ndiqte e sherbente si fanar per ty ishte nje Hene e pazakonte, e madhe, e ndritshme dhe shprehese, ne mendje vershonin pabesisisht prej skutave te tua me te erreta, dhjetra mendime. Nise te rikujtoje cdo gabim e cdo here qe harrove te thoje: ''Me fal''. Gabimet te drejtonin ne nje rruge pa krye, nga e cila zor se do largoheshe. Vrapimthi duke u mendur me nje marramendje bezdisese me kembe qe ecnin kuturu e zhyteshin ne lymin e piset te ndergjegjes e balten e qullet te rrugeve, etja te pushtoi te terin e ligeshtia nuk te shqitej prej shpirtit. Avulli qe dilte prej frymes se nxehte dukej sikur te vishte syte, por ne fakt nuk ishte i ngrohti i gjakut tend, por tronditja, tundimi, rraskapitja e sfilitja qe nuk kishte te sosur. Edhe ti ishe lodhur prej vetes, e doje te arratiseshe prej tij, ashtu sic ishte zhdukur cdokush afer teje. Anes absides, nje lengate ...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."