''Ato qe mbeten janë vetëm kujtimet.'' Th ë nia e lartpërmendur është aq sa mallëngjyese për kohën që kalon e ne nuk e kthejmë dot pas, por aq edhe edukuese në të njëjtën kohë. Të kuptosh rëndësinë e vërtetë të sendeve materiale dhe përshtjellimeve abstrakte, do të thotë të rritesh dalë-ngadalë. Sot, do të flasim për një nga aktivitetet më interesante dhe njëkohësisht një nga veprimtaritë teë ndermarra personalisht që shërbejnë për rritjen tënde mentale dhe emocionale, për t ë mbajturit e një ditari. Unë për herë të parë u prezantova me ditarin në moshën 7 vjecare. Një nga dhuratat që gjyshja ime e shtrenjtë, me kushtoi ishte nje ditar i bukur lejla, me nje kopertinë të shëndritshme plot xixa e xhingla, me një celës të vogël e me fletë plot ngjyra. Ajo më tregoi historinë e Anës së njohur në të gjithë botën për ditarin e saj dhe më tregoi sesi në vitet e zymta të luftës Ana gjente lumturinë duke shkruar edhe pse e ngujuar në bodrumin e një fabrike...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."