Më lejo të rend drejt rrugës pa kthim. Zëri i ndërgjegjes bucet brenda meje, por duket se kjo do jetë hera e fundit kur do e dëgjoj. Vështrimi më është veshur me një dritë verbuese. Më beso është një shkëlqim i bukur vezullues, i cili më bën ta ndejk. Më kthen lehtësisht në skllavin e saj, më bën të heq dorë nga frymëmarrja ime e rënduar, ta harroj si detyrën e vështirë të këtyre muajve të fundit dhe të lëshohem. Tanimë, jam tërësisht në dorën e fatit. Jo se deri më sot nuk kam qënë, por tani iu dhashe fatit në gjithsej. Unë kam frikë të mendoj për ato që po lë pas, kam frikë të mendoj për lotët e pastër e të kristaltë të të dashurve, britmat e miqve, ëndrrat e lëna në mes dhe për ate që vetë isha. Unë kam frikë të mendoj, më tremb edhe sekondi i fundit, kur nga një mendim do kthehet në një terr. Errësirë e frikshme në mendjen time, rrahje e fundit në zemër, prehje e qetë në gjymtyrë. Zemra gufon si në fluturim. Më duket se cdo imazh më shfaqet nga zemra, kujtimet ruhen t...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."