Libri i mesjavës në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ i dedikohet një vepre tepër të veçantë prej strukturës, përmbajtjes dhe mesazheve, të cila përcjell. Drama ‘’Pamje nga ura’’ e autorit të mirënjohur Artur Miller është botuar për herë të parë më vitet 1955-1956.Ngjarjet e veprës marrin jetë në një prej lagjeve pranë urës së Bruklinit, në Amerikën e viteve ’50. Lagja Red Huk, e njohur prej banorëve të saj, dokerët italian, të cilët ishin zhvendosur si emigrantë në Amerikë. Situata ekonomike dhe ajo politike ishin komplekse dhe këto problematika bëhen të qarta tëksa rrëfehen vuajtjet dhe mundimet e emigrantëve. Gjithë vorbulla e rrëfimit ndriçohet nga prozhektorët në familjen e Edi Karbones, me origjinë italiane, e cila hap dyertë e shtëpisë për dy vëllezërit Marko e Rudolfo. Historitë, vuajtjet dhe problemet e emigrantëve ngjyrosen me të njejtat ndjesi e harrohen nacionalitetet. Për të ndihmuar e mirëpritur dy emigrantë, familja e Edit sakrifikon disa komoditete më pak ...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."