Fundjava mbërriti e bashkë me të edhe sugjerimi nga Klubi i Librit #rrembelibrin. Muaji Qershor ishte i ngarkuar për te gjithë, plot studime, me ankthin e provimeve dhe evente të rëndësishme, por libri, i cili na qetësoi cdo mbrëmje para fjetjes mes furtunave të Qershorit ishte ''Unë jam Malala : Vajza që u ngrit për arsimimin dhe u qëllua nga talebanët'' shkruar nga Malala Yousafzai. Ky është një libër i pazakonte, tronditës dhe të le shumë hapësirë të meditosh. Malala tregon në vetë të parë historinë e familjes së saj, ëndrrat e një adoleshenteje, dëshirat për të ardhmen dhe njëkohësisht historinë e vendit të saj,e cila shprehet shkurtimisht nëpërmjet absurdit: ‘’ Unë vij nga një vend që u krijua në mesnatë. Kur pothuajse dhashë shpirt, ishte vetëm pas mesditës.’’ Ngjarjet e librit janë aq aktuale e të prekshme edhe sot në vende të vecanta në botë, saqe kanë aftësinë të rrënqethin e të bëjnë të lutesh për paqe dhe liri. Unë jam moshatare me Malalën...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."