Skip to main content

Posts

"Deri në frymën e fundit", fjalorthi zbërthyes i të rriturit prej prapaskenave të vegjëlisë

Ndër leximet e mia të fundit është një autore suedeze, libri i së cilës më ra rastësisht ndër duar. Letërsinë nordike e njoh pak, ndaj kureshtja për të zbuluar më tepër për të sidomos në këndvështrimin e një shkrimtareje bashkëkohore ngjalli shpejt interes tek unë. Libri “Deri në frymën e fundit” i Anne Sward është një histori e veçantë, e cila më rikthen në leximin e librave më një nga temat e mia të parapëlqyera, fëmijërinë dhe ndikimin e saj në formimin e personalitetit të individit.Historia zhvillohet në Suedinë e viteve ‘60, brenda një familje të madhe emigrantësh, ku mbizotëron një dashuri e paqtë për secilin pjestar. Foshnjëza që vjen në jetë, shkurtimisht e quajtur Lo është dhurata e bukur të cilën të gjithë të rriturit mezi e presin. Lo rritet me shumë përkujdesje e dashuri nga prindërit, gjyshërit e të afërmit, aq shumë saqë nganjëherë e ëma e shfaq këtë si shqetësim që mund t’i hapi telashe më vonë.Kjo lloj përkundesje dhe dashurie e bën atë të ëmbël, të çiltër, por të vetm…
Recent posts

"Gjemia e mbytur", rrëfimi kushtuar jetëve te ndërprera

Më në fund mora guximin të shpreh përshtypjet e mia për librin “Gjemia e mbytur” shkruar nga një prej autorëve të  mi më të dashur të letërsisë bashkëkohore shqipe, Fatos Kongoli. Kongoli është një shkrimtar që sjell dhimbjen dhe vuajtjet në letërsi, nëpërmjet mënyrave më empatike. Me siguri keni lexuar qoftë edhe një nga romanet e tij, të shkruar gjithnjë me shumë elegancë, stil të vecantë, prej të cilit arrin menjëherë të kuptosh autorësinë e tij në një fragment, nëse luan gjëgjëzash dhe historitë të cilat në zemër të tyrë mbartin gjithnjë një fabul therëse të historisë së kombit tonë.
Kongoli është shkrimtari i lirisë. Liria e tij shumëfaqëshe e përfaqëson në narracion, në ndërtimin e personazheve, në retrospektivat dhe në shpërdredhjet e historive. 
Rrëfimet e tij lindin nga realiteti social-kulturor shqiptar me individët në tranzit. Gjithçka në librat e tij është në një udhë pakrye, njërëz që nuk dinë nga vijnë e ku do shkojnë, të ngecur në kohë, të transformuar nga dhimbja e hera-…

Lexuesit mëkatar. A je njëri prej tyre?

Pas periudhash të gjata shkëputje nga “Një tufë rrezesh nëpër RE”, hera-herës më kaplon një hezitim, nga pesha e fajit se e kam lënë pas dore e nuk kam treguar dedikimin dhe përkushtimin e një viti më parë, por më pas rikujtoj çdo mesazh që kam marr ndër vite tanimë, çdo lexues që kam njohur prej qoshkës sime të lumturisë, e çdo mik të ri që kam krijuar dhe nxitoj të shkruaj me nxitim, fjalët që më burojnë nga shpirti. 😊Si një lexuese konsistente, librat nuk janë për mua një objekt çfarëdo me funksionin e informacionit, shpenzimit të kohës në mënyrë interesante apo kënaqësisë. Librat janë MIQTË më të vjetër që kujtoj nga vegjëlia ime dhe dashuria për ta kalon kufijtë e një afeksioni me sendet. Unë besoj plotësisht se librat kanë shpirt e lulëzojnë sa herë ndjejnë sytë lexues në rreshtat e tyre, por sot dua të flas për një shqetësim.Në përditshmëri kam hasur disa veprime, të cilat dua t’i quaj “ mëkatet e lexuesit”. Nga vetë fjala “mëkat” nuk do shumë mend të kuptosh se bëhet fjalë pë…

“ Gurët e vetmisë” libri që bën shpirtin të qaj e qesh

Teksa mendoja si t’i rikthehesha fletës së bardhë të hapësirës sime të ngrohtë, pas një mungesë të gjatë e qindra justifikimesh se nuk ishte ende koha të rinisja artikujt e mi të perjavshem plot e përplot me libra, vendosa t’i hedh nje sy atyre të sugjeruar, që janë mbeshtjellë në krahët e “Një tufë rrezesh nëpër RE”. Mes dhjetra titujsh, vura re se mungonte njëri për të cilin kam folur jashtëzakonisht shumë dhe e kam lexuar dy- tri mot të shkuar.
Nuk do kishte kthim më të mirë përveçse me “Gurët e vetmisë”, ndër librat më magjepsës së letërsisë bashkëkohore shqipe. Qysh në fjalitë e para, mbaj mend se ky libër me veshi me një mantel të mrekullueshëm kujtimesh prej energjisë së bukur toske që percjell, gjuhës arkaike të kulluar, pastërtisë së traditave e zakoneve e një humori të hollë e delikat. Diku këtu e diku aty më kujtoheshin fjalë, të cilat tingëllonin shpesh në veshin tim përgjatë rritjes sime në një familje prej toskerisë së poshtme, ndaj mos më gjykoni nëse dalloni në këtë p…

"Getsbi i Madh" dhe kuptimi i lumturisë

Dita e fundit e muajit prill do të thërriste këmbueshëm festën e përvitshme të muzikës Jazz, ku shpirtrate vjeter nuk ndihen vetëm e muzika jehon në zemra e buçet nëpër rrugë. Mesa duket kjo nuk është e mundur, të paktën tani afër. Kisha ekzaktesisht një vit të plotë kalendarik, që parafytyroja Edicionin e Pestë te Swing, duke lundraur ndër kujtimet e ëmbla të #AndrraN'tren, udhëtimin e këndshëm në kohë,muzikën e mrekullueshme, harenë e një treni ku destinacioni është as më pak e as më shumë sesa liria e ritakimin me njerëzit e bukur.

Mbase për momentin do na duhet të rikthejmë në vëmëndje organizimet e mrekullueshme të viteve të
shkuara, me shpresën se kur liria të triumfojë do kërcejmë derisa këmbët të na dhembin, do dëfrehemi
e duhemi më shumë se më parë.Meqë pak ditë më parë, 30 prilli do të shënonte Ditën Ndërkombëtare të Jazzi-it e nën këtë atmosferë doja të sillja në vëmëndjen tuaj një nga librat më të bukur klasik, “Getsbi i Madh” shkruar nga F. Scott Fitzgerald.

“Getsbi …

Klubi i Librit, aktiviteti argëtues në karantinë

Jam gati për të rrumbullakosur javën e katërt të qëndrimit në shtëpi, veçse e përmalluar për pak liri, nisa të ndjej lodhjen psikologjike. Të përballuarit me këtë situate; kujdesi ynë i shtuar tërësisht i nevojshëm; të qënit paranojak se mos diçka e padisifektuar tenton të hyjë në shtëpinë tonë, kthyer tanimë në strehëzën më të sigurtë të higjenës dhe pastërtisë; orët e tejzgjatura të të punuarit nga shtëpia, ku harron kafen e mëngjesit, pushimin e drekës, ndonjë bisedë të këndshme me kolegët, përgatitjen për të lënë zyrën kur ora shënon 17 dhe zbritjen më nxitim të shkallëve; mungesën e jetës shkollore dhe mësimit tradicional; orët e stërmundimshme të të mësuarit e gjithcka tjetër për të cilën edhe ju shqetësoheni e nuk keni aspak nevojë ta rilexoni këtu.

Të qëndruarit në shtëpi po transformon rutinën tonë duke ndikuar në çdo lidhje tonën me botën jashtë. Veçse kemi humbur kontaktet fizike me të afërmit dhe miqtë, ndihemi hera-herës të frustruar e të mbingarkuar edhe kur nuk ka ndod…

#unërrinështëpi | Tri libra për ta bërë qëndrimin në shtëpi më të këndshëm

Vetëizolimi nuk është aq i papërballueshëm, sidomos për dikë që dashuron librat. 
Kjo periudhë e cuditshme, e cila bëri të ndryshojë tërësisht përditshmëria jonë, aktivitetet, rutina e mbi të gjitha mendësia mbi kujdesin ndaj shëndetit, të dashurve dhe vetes ka shërbyer si një reflektim rrënjësor.
Pas muaj të tërë shkëputur tërësisht nga blogu, por jo nga librat, mes vështirësisë së mirëmenaxhimit të kohës, punëve të cilat nuk mbarojnë kurrë e ndonjëherë neglizhencës që të kaplon pas një heshtje të gjatë, kjo periudhë “ngujimi” më rikthen në qoshkën time të vogël, që e ndërtova me dashuri. Heshtja ime e gjatë disa mujore ka vetëm një arsye: ngarkesën mes jetës studentore dhe punës e gjithashtu asaj pak hapësire të krijuar për të afërmit e miqtë. Nuk do shtjelloj më gjatë pse “Një tufë rrezesh nëpër RE” është mbushur me mungesa të pajustifikuara, por mund të them se ndihem sërisht e motivuar për të rinisur ëndrrën e lënë për pak reflektim.
Brenda kësaj vorbulle paniku, ku kryefjala e përdi…

"Zonja Vdekje", lamtumira letrare e Bukovskit

Të paturit më shumë kohë për leximin dhe pasionet e mia është ëndërrimi më i shpeshtë që lulëzon në mendjen time kohët e fundit. Kështu, mes përpjekjesh për të përbushur çdo përgjegjësi dhe njëkohësisht duke mbajtur gjallë dëshirën për t’u arratisur në botën e librit, leximi im i fundit lidhet me një autor të veçantë, larg klisheve dhe moralit, por thellësisht të këndshëm si Bukovski.
“Zonja Vdekje” është libri i fundit i Çarles Bukovskit, i botuar pas vdekjes së tij më vitin 1994. Një libër tërësisht i ndryshëm nga çka jemi mësuar të lexojmë nga ky shkrimtar, me një rrjedhë të brendshme frenetike, me personazhe që enden e vrapojnë, arratisen e rishfaqen mori vëmendjen time ditët e fundit. Gjithçka është larg autobiografisë, por përgjatë gjithë përmbajtjes së romanit gjenden referenca lehtëisht të dallueshme të jetës së tij.
Teksa ky roman dorëshkruhej, Bukovski ishte në dijeni të Zonjës Vdekje, e cila i qëndronte më pranë se kurrë e pritej ta rrëmbente çast pas çasti. I gjithë libr…

Librat frymëzues të muajit shtator

Muaji i fundit ka qënë tërësisht i përqëndruar tek rruga për të takuar ëndrrat e mia, udhëtimi i mundimshme dhe i lodhshme i ngjitjes së shkallëve për të prekur yllin, të cilin e shoh prej kohësh dhe luftës së brendshme të të mbijetuarit në një realitet të ashpër. Vendosa të lexoj më pak letërsi klasike emë shumë libra frymëzues, shkruar nga vajza e gra, të cilat kanë influencuar mendësinë e miliona të tjerave nëpër botë, që dëshiroj t’i ndaj me ju.

1.I am that GIRL – Alexis JONES
Nëse gjendeni në një udhëkryq, mes ëndrrash e dëshirash e mungesës së vetëbesimit për të marr vendime, zgjedhur midis mundësive dhe vështirësive për të ndërtuar qëllime konkrete, ky libër do të shërbejë si një udhërrëfyes i vërtetë. Leximi i këtij libri më njohu me mësime të vërteta jete duke më rikujtuar pozitivitetin në çdo vëshirësi e disfatë. Veçantia e këtij libri qëndron tek fuqia e tij për të ndryshuar mëndësinë mbi aftësitë e tua, dashurinë për veten dhe kujtesën se TI  je një individ unik.
2.#GIRLBO…

Kaosit që trazoi "Një tufë rrezesh nëpër RE"

Dashuria ime për librat është një nga të pakëtat kujtime që mbaj qysh prej kohës kur memoria e fëmijës nuk premton për gjatë. Njësoj si përgjatë dashurive të mëdha, kur dëshiron t’i tregosh gjithë botës mbi emocionet e tua, kështu vendosa dhe unë të ndaja nëpërmjet Një tufë rrezesh nëpër RE, ndjesitë e mia mbi pasionin tim më të hershëm, librin.
Gjithçka nisi si një eksperiencë personale, pa pritur se herët a vonë, veç të afërmve dhe familjarëve të mi do përfshiheshin edhe të panjohur, pjesa më e madhe e të cilëve janë kthyer vërtet në miq. Në një realitet të vështirë, ku jeta dhe përditshmëria e një të riu është e pushtuar nga pasiguria, presioni për t’iu larguar një herë e përgjithmonë këtij vendi dhe këmbanat e vazhdueshme për ta braktisur e harruar një orë më parë drejt një të panjohure, gjithçka që unë krijova për veten është kjo hapësirë.

Për disa mund të konsiderohet një trend momental, për të tjerë një humbje kohe, për dashamirësit e librit një strehëz e përbashkët brenda së …

Vëmëndja te më të vegjlit dhe marrëdhënia e tyre me librat

Ditët e para të shtatorit rikthejnë pashmangshmërisht nostalgjinë e kujtimeve fëmijënore, ankthin e nisjes së vitit të ri shkollor dhe kthen tërësisht vëmendjen te më të vegjlit. Nisja e shkollës dhe shtatori i rrëmujshëm mes blerjesh, nxitimi, librash, objektivash të ndërtuara, ëndrrash të ngritura në këndvështrimin vetjak më mungon, por sot më frymëzoi të rikthenim në përditshmërinë tonë si të rritur, disi të rritur, duke u rritur apo të rritur pa dashur, librat që shërbyen në krijimin e vegjëlisë sonë.
Përzgjedhja e librave të fëmijërisë është një investim i rëndësishëm, i cili do të përkthehet në marrëdhenien e individit me librin përgjatë gjithë jetës së tij. Jo më kot në Një tufë rrezesh nëpër RE, ju pyeta se cili është libri i parë që mbani mend të keni lexuar, si për të theksuar rëndësinë e herëve të para për të kuptuar rrjedhën e mëtejshme të marrëdhënieve.
Nëse do e nisja rrëfimin e sotëm me kujtime tërësisht personale do thoja se librat e parë që më janë lexuar qysh një …

Albatrosit dhe lirisë që vjen me të

Veçse një lexuese besnike, e cila e ndjek me kërshëri dhe vëmëndje çdo nismë të një prej autorëve të saj më të dashur, lumturohem sa herë me Albatrosim këmbej ndonjë mendim. Pas një sërë librash të botuar për ata që jetën e zhveshin nga paragjykimet, gënjeshtrat, kotësitë dhe stisjet, pas rikthimit në jetën publike me librin e tij më personal ‘’Kthimi’’, Rexhaj zgjoi dy projekte krijuese të reja, inovative dhe premtuese.
Sa e shpeshtë është ndërthurja e fotografisë artistike me copëza letrare, në një atmosferë të qëndisur për t’iu përshtatur në mënyrën më të këndshme fjalëve që burojnë afër zemrës? Qysh në fëmijëri jam lidhur me idenë e të paturit ditar, duke zhvilluar kështu një traditë vetjake të këndshme për ndërtimin e kështjellës së kujtimeve të mia, forcimit të marrëdhënies me vetveten e njëkohësisht të qënit e sinqërtë, pavarësisht gjithçkaje. Libri i parë që lexova prej Albatrosit ishte ‘’Ditar dashurie i një shkrimtari’, i cili mbetet i parapëlqyeri im duke ma marr një pjesë z…

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *