Në sipefaqen e hirtë, të turbullt e gjithë plasa të hënës më shfaqeshin imazhet, ngjarjet e kujtimet e netëve të humbura. Kështu hëna e plotë,e pajetë dhe e varfër lulëzonte prej nesh, prej teje. Një fllad i lehtë, një puhizë prej puthjesh dhe lufta e përjetshme mes mendjes dhe zemrës. Ulesha në sixhaden e e errët të qiellit, shtrihesha mes saj dhe flokët më ngatërroheshin me yllkëzat ndricimplotë, sytë më shkëlqenin në kryqëzimin me të tutë dhe harroja ekzistencën e kohës. Koha ndalte sa herë prej harresës dhe rrethohesha nga aurorat shkëlqimplotë e shumëngjyrëshe. Akrepat nuk lëviznin dhe castet ngrinin si me magji. Isha papeshë në fluturimin e harresës, e lehtë, e lumtur, e dëlire. Në mendje vallëzonte një amulli, por shpirti im endej në hapesirë, atje me kokën në prehrin e veshur me xixëllonjat vezulluese dhe dritën verbuese. Nëpër yjësi dhe lëmshin e mendimeve dafurroja për të gjetur mënyrën që do më mbante përgjithnjë në atë gjendje, në dehjen nga lumturia dhe të nxirrj...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."